Sina: Tirana me dhëmb…

I dhëmb Tirana dhe ndalet të flasë për të. Elvis Sina, rekordmen për tituj të fituar me Tiranen si futbollist, në rolin e specialistit, foli në Rubrikën Sportive në RTSh, duke dhënë ide e bërë parashikime.

Tirana ka vite që endet poshtë. E njëjta histori. Jam jashtë, ata e dinë më mirë, por mua më dhëmb. Futbollistët nuk bëjnë detyrat e veta dhe merren me tjetrin dhe për këtë më vjen keq. I them këto llafe nga dashamirësia. Po të shohësh kalendarin e Tiranës, rrezikon seriozisht. Kur e them edhe unë, imagjino si është situata”.

Europa?

“Flamurtari ka pikët, por nuk e shoh larg. Atje kur vjen fundi, se çfare ngjet. Laçi dhe Teuta duken më pranë Europës. Shpresoj që katër ekipet pretendente për europen,të luajnë pastër dhe siç duhet. UEFA ,është ndihmë për ekipet tona”, – u shpreh ndër të tjera Elvis Sina.

Flamurtari dhe Laçi, ndëshkime arbitrare.

Kur vjen moment i moviolës, të gjithë nguliten për të pare atë që kanë dyshuar gjatë një ndeshjeje. Nëse në Vlorë, ka dyshime për pozicionin e lojtarit gjirokastrit, teksa sherbeu te goli i barazimit, çudia e madhe vjen te penalltia e akorduar me të padrejtë në dëm të kurbinasve. Pamjet nxjerrin zbuluar gjyqtarin Shahini, i cili akordoi një penallti të paqenë në favor të Skënderbeut. Aksioni nis dukshëm jashtë zone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!