Vëmendje në Kardif, Liverpul s’mund të gabojë…
Fitorja e Mançester Sitit dje, ndërsa kaloi 1-0 Totenhem, e ka vënë në vështirësi ekipin e drejtuar nga Jurgen Klop në objektivin parësor, atë të trofeut në Premier Ligë. “Reds”-at prisnin ndalesën e “qytetarëve”, por ai gol i shpejtë nga skuadra e Guardiolës, ka figuruar determinant deri në fund. Liverpuli do të luajë sot në oren 17:00, një ndeshje delikate ndaj Kardifit.
Vëndasit kërkojnë të dalin nga zona e ftohtë e tabelës, teksa uellsianët renditen në vendin e 18-të me 31 pikë. Sakaq, trajneri gjerman është i bindur se skuadra e tij do të jetë fituese e kampionatit në fund. Ndoshta besimi se Siti do ndalet dhe Liverpul do t’ia dalë të fitojë takimet e veta. Megjithatë sot në Kardif, të kuqtë, i pret një sfidë e gjitha për t’u ndjekur.
Me Liverpul favorit absolut për të fituar, skuadrat vijnë në këtë takim me disa mungesa, por kjo gjë, duket dytësore, pasi baza e të dy kampeve është e gatshme për të dhuruar spektaklin e radhes. Në dyshim për këtë sfidë nga “reds”-at, janë lojtarët Lovren, Lalana dhe Çambërlejn. Për vendësit, Bamba, Konoli dhe Paterson, plotësojnë listën e lojtarëve në dyshim.
Duke folur për këtë takim, trajneri gjerman i Liverpulit, ka deklaruar:- “Skuadra është në rrugën e duhur për të fituar kampionatin. Po i marrim ndeshjet një nga një dhe shpresojmë t’ia dalim. Kardif është një kundërshtar i fortë në fushën e tij dhe do të kërkojë të dalë nga zona e ftohtë, por ne kemi synime të qarta”, -tha Klop.