Paris SG, kampion “pa zbritur” në fushë…
● 5 javë para përfundimit të Ligue 1, skuadra e Paris SG ka siguruar matematikisht titullin kampion, i 6-ti për të në 7 vitet e fundit
Ka mjaftuar barazimi 0-0 i Lilës ndaj Tuluzës, që skuadra Paris SG ta siguronte titullin kampion edhe matematikisht, kur gara në Ligue 1 të futbollit francez kërkon edhe 5 javë për t’u mbyllur.
Klubi parizien, edhe pse në mbrëmje do të luajë ndaj Monakos, e ka siguruar titullin kampion, pasi Paris SG ka 16 pikë më shumë se sa Lilë, që e ndjek me 65 pikë.
Ky është titulli i 6-të në 7 vitet e fundit për skuadrën e kryeqytetit francez dhe i 8-ti në historine e Paris SG.
Pas 32 javësh, skuadra pariziene ka rregjistruar: 26 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje, duke grumbulluar 81 pikë. Edhe golaverazhi është i konsiderueshëm, 92-26.