Aleksander Tasiç, “pukjani” mbërrin në Suedi
E mbani mend Tërbunin në Kategorinë Superiore? Po atë fitore historike të pukjanëve në Korçë ndaj Skënderbeut kampion gjatë vitit 2016 në shifra 2-3? Ishte koha e historisë së klubit verior, i cili në fund të edicionit, u rrëzua nga kategoria, por disa nga futbollistët kryesor të Tërbunit, vijuan karrierën në klube të tjera. Endri Lala, Abaz Karakaçi, Ivan Jovanoviç dhe Aleksander Tasiç, përbënin bërthamen e atij grupi simpatik.
Sot, Jovanoviç aktivizohet në ligat polake, ndërkohë që Tasiç, pas largimit nga Tërbuni, ka shëtitur në disa skuadra jo vetëm në vëndin e 31-vjeçarit Serbi, por dhe në kampiontin e Armenisë me Alashkert. Pas aventures armene, e cila zgjati 6 muaj, Aleksander Tasiç, kthehet të veshë fanelën e Novi Pazar, Speranta Nisporeni dhe Baçka.
Por sot, mbojtësi shtatlartë nga Jagodina, ka zyrtarizar lëvizjen e radhes. Këtë radhë ka fluturauar larg, ndërsa ka firmosur për Vasalunds IF, në divizionin e parë në Suedi.
Duke folur për “Sporti IM”, Tasiç e cilësoi lëvizjen e fundit më të mirën në karrierë. Ai tha se kontrata me klubin suedez, ka afatin njëvjeçar.
“Kontrata e jetes. Është një vjeçare me ekipin e Vasalunds që militon në divizionin e parë të Suedisë,”– tha shkurt Tasiç./Sporti IM”/