Lituania, fitorja e dytë e Shqipërisë U-16

Në “International U-16 Tournament”, që u zhvillua në Turqi, kuqezinjtë e vegjël 16 vjeçarë, të drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, kanë fituar 3-0 edhe ndaj Lituanisë, në ndeshjen e fundit të këtij eventi.

Trajneri Beqiri e ka nisur takimin me 16 vjeçarët: Simoni, Zhuzhi, Pano, Zabeli, Kurbasha, Neziri, Kote, Stafa, Halili, Bajraktari dhe Çereni.

Pjesa e pare është dominuar e gjitha nga kuqezinjtë, që sulmet e vazhdueshme i finalizuan në minutën e 26-të me anë të Bajraktarit. Me rezultatin 1-0 u mbyll fraksioni i parë i ndeshjes.

Pjesa e dytë filloi ashtu si u mbyll dhe e para, me kuqezinjtë e vegjël të Beqirit që ka sulmuar portën e lituanezëve, duke gjetur menjëherë golin e dytë me anë të Nezirit, në minutën e 45-të.

Në fundin e ndeshjes, kapiteni Çereni shënoi golin e tretë në minutën e 77-të, duke fiksuar dhe rezultatin final 3-0 të ndeshjes.

Ky këtë turne ndërkombëtar në Turqi, përfaqësuesja e Shqipërisë U-16, arriti këto rezultate:

15 prill: Shqipëri-Bjellorusi 1-0
17 prill: Turqi-Shqipëri 1-0
19 prill: Lituani-Shqipëri 0-3


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!