Laçi dhe Skënderbeu, zbresin në fushë…

Jo për të luajtur. Në orën 16:00, në stadiumin e qytetit të Laçit, në një ditë vere të parakohshme, do të nisë takimi Laçi-Skënderbeu, një përballje tepër interesante, ku të dy rivalët kanë si synim vetëm fitoren.

Edhe pse ka ende kohë për fillimin e takimit, futbollistët e të dyja skuadrave, kane zbritur për të parë dhe prekur terrenin e mrekullueshëm të ndeshjes.

Kush do të fitojë? Sigurisht që ajo skuadër që do të luftojë më shumë dhe do të gabojë më pak.

Në tri takimet e mëparshme të luajtura ndërmjet tyre ka ekuilibër: Në Laç kanë fituar 2-0 kurbinasit, në Korçë ka fituar 2-1 Skënderbeu dhe takimi i tretë po në Korçë, është mbyllur 1-1.

Kjo e sotmja është sfida e katërt e tyre. Skënderbeu i 5-ti ne renditje me 43, Laçi i 6-ti me 41 pikë! Gjithsesi, sot luhet edhe për Europën…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!