Mane: Lavdinë në Liverpul

Përpara se skuadra e tij të luajë të kthimit me Porton, Sadio Mane ka theksuar se dëshiron të qëndrojë në Liverpul, paçka se për numrin 10 të “Redsave”, së fundi ka interes nga Real Madrid.

Mësohet se në listën e Zinedin Zidan, për një lëvizje drejt “Bernabeut”, edicionin e ardhshëm, rajëvizohet dhe emri i Manes. E gjitha kjo, duket se diktohet pas një sezoni brilant me kryesuesit e Premier Ligës.

Mane, i cili shënoi golin e 21-të të sezonit në fitoren ndaj Celsit të dielën, sërish do të udhëheqë sulmin e Liverpulit kundër Portos sonte në mbrëmje. Skuadra e Klop vjen në takimin e kthimit ndaj “dragonjve”, pasi ka marrë rezultat pozitiv në ndeshjën e parë në shifrat 2-0.

Duke folur përpara përplasjes, Mane la të kuptohet se e ardhmja e tij mbetet në Anfield përtej  zërave që e largojnë në fund të edicionit.

Sigurisht që dua të jem një lojtar i madh jo vetëm për Liverpulin, por edhe për historinë e Premier Ligës dhe ky, është një nga objektivat e mi. Do të bëj gjithçka të mundshme për të arritur çdo gjë të mundshme”, – tha  27 vjeçari Mane për LFC.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!