Juve në “koma”, plas humori në rrjete…

Eliminimi i Juventusit nga Ajaks për llogari të Champions League, i ka gjetur thuajse të gjithë të papërgatitur. Jo vetëm në klubin e vjetër italian, pretendent para sfides për të bërë mirë, por gjithë boten sportive. Kresheria, virtuoziteti e për më teper klasi i skuadrës së Ajaks, ka mahnitur jo pak anembanë globit.

Por ai që e pati parashikuar një eliminim eventual të torinezëve, është pa dyshim “Special 1”. Hoze Murinjo tha para takimit të kthimit gjysmëfinal se nuk do habitej nëse Ajaks dhe Barcelona mund të eliminoheshin nga rivalët.

E thënë e bërë, Juve jashtë. Në çiftin tjetër, “Mou” gaboi. Megjithatë, përpos rënies në bursë, pas eliminimit, Juventus duhet të përballet dhe me sarkazmen që ka shpërthyer rreth “Zonjës”. Madje ka nga ata që hiperbolizojnë në mënyrë të çuditshme, duke sjellë përballë pamje dhe diçitura me fizionominë e holandezëve triumfues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!