Liverpul rrokadë me Mançester Sitin…

Kryesojnë renditjen “Redsat” e Klopit me 85  pikë, të ndjekur nga “Qytetarët” e Guardiolës me 2 pikë dhe një ndeshje më pak.

Rrokadë në javën e 34-t në kreun e Premier League. Vetëm dy orë ishte kryesimi i Mançester Siti, që kishte mundur më herët 3-1 Kristal Palace, në një ndeshje ku nuk munguan polemikat.

Pas një pjese pa gola, sulmuesit Mane dhe Salah, shënuan në portën e Çelsit, duke thyer çdo rezistencë të londinezëve dhe fiksuar fitoren 2-0 të Liverpulit.

Goli i egjiptianit ishte një kryevepër që shkaktoi ovacione në “Anfield” për “Redsat”, por që faktikisht kane luajtur një ndeshje më shumë sesa rivalët e tyre, “Qytetarët”.

Më herët, Mançester Siti kishte mundur 3-1 në transfertë Kristal Palace. Protagonist i këtij takimi ishte Stërling, që shënoi dy herë, duke shkuar në 17 gola në total në kampionat.

Gjithsesi, sfida u rihap nga Milivojeviçi për vendësit nga nje goditje dënimi. Më pas braziliani Gabriel Xhezus do të fiksonte rezultatin 3-1 të këtij takimi me një gol të diskutueshëm për “Qytetarët”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!