“Historia i një vdekje të paralajmëruar”

● Drejtori i lacialëve, Igli Tare kundër gjyqtarit Roki: “Për Milinkoviç ishte një penallti neto, ne përherë jemi ndëshkuar nga gjykimet…

Një Lacio e furishme largohet nga “San Siro” me zero pikë dhe shijen e hidhur në gojë. “Kjo është historia e një vdekjeje të paralajmëruar, të cilën e kishim frikë që para ndeshjes se do të ndodhte, – deklaroi drejtori teknik bardhekaltërve, Igli Tare pas ndeshjes. – Na vjen keq që të shkojmë në shtëpi pas një loje të mirë, sidomos në gjysmën e parë. Rezultati meriton të vendoset në terren dhe jo nga episodet”.

Tare flet edhe për disa episode: “Po i referohem shpejtësisë së fërshëllimës së gjyqtarit në rastin e penalltisë së paqenë të Acerbi-t. E dyta ishte më tepër një përplasje trup me trup midis Musakios dhe Durmishit. Ndaj Milinkoviç ishte një penallti neto, sepse është e vërtetë që Rodriguez e preku topin, pra ka një faull… Ne jemi ndëshkuar nga vendimet e gjyqtarëve që nga viti i kaluar. Ne nuk duam të jemi viktima, duam të marrim atë që na takon dhe të ikim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!