Barcelona “dy”, ndalet nga Hueska…

Me epërsinë e pikëve, ndaj ndjeksëve, Barcelona pati luksin të luajë ndaj skuadrës së fundit të “La Liga”, pa disa nga titullarët e saj kryesorë. Hueska, tashmë me një këmbë në “Segunda Division”, bëri surprizën e mbrëmjes, ndërsa doli e pamundur nga gjigandët katalanas.

Mesi, Suarez, Rakitiç, Pike, Buskets, Serxhi Roberto, Vermalen e Rafinia, nuk ishin në fushë, duke bërë që blaugranët në këtë transfertë, të paraqiteshin me “skaljonin e dytë”. Shifrat teknikë 0-0.

Ndërkaq ka fituar Atletiko Madrid. Ndaj Seltes në krizë, skuadra e Simeones, shënoi dy herë me Grizman e Morata, duke marr tri pikë e ngushtuar në 9, diferencën me Barcelonen.

Gjithsesi, skuadra e Valverdes, parë gjashtë takimet e mbetura, duket se nuk do ta ketë problem titullin kampion në Spanjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!