Racizmi? Në shënjester Salah


U këndua kundër Salah, policia nis investigimin. Ngjau në Pragë me mbështetës të Çelsit gjatë takimit Sllavia-Çelsi

Mbështetës të Çelsit në takimin e vajtjes Sllavia Pragë-Çelsi(0-1) Europa League, këndonin në mënyrë të çuditshme kore raciste kundër Salahut, futbollistit egjiptian të Liverpulit. Reagimi i menjëhershëm nga Çelsi dhe Liverpul, të cilët do të përballen të dielën në “Anfield”.

Reagimi i Liverpul ka rezultuar i shpejtë, ndërsa “Redsat”, kanë botuar  skandalin në të gjitha kanalet e tyre zyrtare. “Liverpul Futboll Club beson se është përgjegjësi e autoriteteve kompetente, të veprojë urgjentisht për të identifikuar dhe pastaj të dënojë këdo që kryen gjeste të këtij lloji. Nuk ka vend për këtë sjellje në futboll, nuk ka vend për këtë në shoqëri. Klubi, po punon me policinë e Merseyside dhe me Çelsin për këtë çështje. Ne falënderojmë Çelsin për angazhimin e tyre në identifikimin e atyre që janë përgjegjës “– thuhet nga klubi i Liverpulit.

 Ndërkaq, edhe policia e Merseyside foli në kanalet e saja zyrtare duke pranuar, se ka nisur një investigim për rastin. “Policia Merseyside po shqyrton aktualisht botimet që kanë pasqyruar mediat pranë Livepulit. Gjuha e përdorur është e gabuar,” – shkruanin policët.

Rasti “Salah” pason valën e dendur të racizmit që së fundi, ka kapluar shumë klube në Europë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!