Valverde: Juventus, favoriti kryesor

Nuk ka mbaruar asgjë,dimë çfarë bënë Utd dhe Ajaksi”

Ernesto Valverde në mikofonët e “Sky Sport”, tha pas fitores në Mançester, se skuadra e tij bëri mirë në të vajtjes. Sipas teknikut blaugran, kundërshtari  mbetet rrezik për çdo skuadër pasi sikurse dhe Ajaksi treguan më herët, se dinë të bëjnë përmbysje të mëdha.

Ndeshje e vështirë.  Ata u përpoqën të luajnë lart, ndërsa ne kemi dominuar. Kemi vuajtur por fitorja ishte e rëndësishme. Kualifikimi? Kemi eksperiencën e PSG me Mançesterin. Ne e dimë që duhet të bëjmë një ndeshje të madhe”- ishin paraprakisht fjalët e Valverde.

 Në fund tekniku blaugran, foli edhe për Juventus. Ai e vlerësoi skuadrën nga Torino duke e vëndosur te skuadrat pretendente të Championsit.

Skuadër e madhe në nivel europian. Kemi parë se çfar bëri ndaj Atletiko Madrid në nivel shumë të lartë. Është njëra nga favoritet për të fituar”-vlerësoi trajnei i Barcelones

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!