Neres, ëndrra e të mëdhave…

David Neres, sulmuesi i krahut të Ajaks, shënoi një gol magjik Juves në të vajtjes së Champions League dhe mënjëherë, kanë nisur spekulimet për një lëvizje të brazilianit. Neres i dha barazimin tulipanëve mbrëmë, teksa në të 46′ ndërmori një aksion vetjak për ta përfunduar në gol.

Klubet e mëdha nisin ta projektojnë, ndërkohë që “The Mirror”, thotë se për të rrëmbyer futbollistin e datëlindjes 1997, lipset që Ajaksit t’i paguhen 40 milione euro. Kështu talenti ndër të shumtit e radheve të skuadrës holandeze, pritet të kthehet në pikë referimi gjatë verës për disa klube me emer në Europë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!