Salvini: Mbani kokën mbi shpatulla!

Para ndeshjes ka patur konfrontime tifozësh. Janë ndaluar 120 tifozë italianë dhe janë mbajtur në rajonet policore gjatë gjithë takimit. Reagon Ministri i Brendshëm i Italisë…

120 tifozë të Juventusit u ndaluan në Amsterdam, sepse “ata kishin objekte që nuk ishin saktësisht të përshtatshme për të shkuar në një stadium”.

Ky ka qenë njoftimi i Ministrit të Brendshëm të Italisë, Mateo Salvini, në rrjetin social në Facebook, duke i kërkuar tifozëve që janë në kryeqytetin holandez të ndjekin takimin mes Ajaksit dhe Juventusit të “mbajnë kokat mbi shpatulla”.

“Futbolli është i bukur, sporti është i bukur, – shtoi ai, – por me duart e pastra dhe një fytyrë të pastër, pa bërë zhurmë, është rekomandimi im”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!