Aksidenti, shpëton trajneri i Argjentinës…

Trajneri i ri i kombëtares së Argjentinës, Lionel Skaloni, sot në orët e para të mëngjesit është shtruar me urgjencë në spital, pasi një makinë e ka përplasur duke udhëtuar me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugët e ishullit spanjol të Majorkës, ku tekniku 40-vjeçar i “çelestëve” ka një shtëpi pushimi. Natyrshëm që lajmi i aksidentit krijoi shqetësim në futbollin argjentinas, por për të qetësuar situatën ka menduar vetë Skaloni.

Pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm në spital, trajneri i Argjentinës ka postuar foton e tij të pas-aksidentit në Twitter, e cila tregon qartë edhe gjendjen shëndetësore të tij.     

                                                                

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!