Solskjaer hap “merkaton”…
Epoka Solskjaer te “djajtë” , përveç imapktit pozitiv të javëve produktive, teksa skuadra synon një vënd për zonën Champions, duket se po shtrihet edhe në aspektin e transferimeve. Mësohet se Mançester Junated, po përgatitet për lëvizje të cilësisë së lartë duke nisur nga kjo verë.
Uest Ham skuadra londineze, është në fokusin e “djajve”, ndërsa Declan Rice me gjasë, do të transferohet te ekipi i norvegjezit. E bën të ditur “The Independent”.
Sipas prestigjozes, Mançester Junated, ka në plan të ofrojë 55 milionë euro për transferimin e 20-vjeçarit nga Uest Hami.