Mançini del hapur, VAR-i efikas

Roberto Mançini, thotë se sistemi i teknologjisë VAR, duhet të jetë pjesë e lojës së futbollit. Sipas teknikut të kombëtares së Italisë, problemet që ka shfaqur VAR-i  janë prezente por teknollogjia ka qënë shpesh herë  determinante në zgjidhen e situatave të paqarta. Kreu i “axurve”, shkon më tej ndërsa shton, se nga edicioni i radhes, çdo top i prekur në zonë, do të fërshëllehet për penallti.

 Shtysë për këtë deklaratë të Mançinit, duket se është bërë takimi Juventus –Milan, teksa në një event organizuar nga “Radio Italia”, “Manço”  nuk i ka  frenuar aspak  mendimet  personale lidhur me praninë e VAR në ndeshjet e futbollit. Për t’u evidentuar, ndeshja e dites së shtunë në “Juventus Stadium”, përfunduar 2-1 për bardhezinjtë, ndërsa fundi i saj, prodhoi shumë polemika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!