Kastrioti synon tri pikët, klubi fton tifozët: Ejani falas


Të merkurën Kastrioti-Luftëtari në përballje delikate. Krutanët, me axhendë speciale.

Me fitoren e arritur të shtunen në shtëpi, krutanët i kanë paraprirë më së miri takimit që të mërkuren do të luajnë si pritës me Luftëtarin në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujes. Finalja e zonës së ftohtë, vjen në mometin më të mirë të të dyja skuadrave me performancen e fazës së tretë improsionuese. Kastrioti nën drejtimin e Devollit, lojart në paraqitjet zyrtare,ka thyer çdo lloj parashikimi dhe sot, me të drejtë synon qëndrimin.

Sitauata:

Devolli e ka stërvitur skuadren sot pasdite në Kamëz. Edhe pse në kampin e tyre precepiton qetësia, gjatë seancës në qëndren stërvitore të ekipit tonë Kombëtar, është konstatuar se stafi teknik, këmbëngul për t’i bërë gjërat në mënyrë përfekte duke mos toleruar asgjë.Nga ana tjetër drejtusit e klubit, pasi e kanë grumbulluar ekipin deri në takimin e mesjavës, sapo kanë njoftuar përmes hallkave në klub, se takimi me Luftëtarin, për tifozët, do të jetë falas.

Ndërkaq, Devolli i prirur nga disa mungesa, pritet të përziejë kartat. Me Dajan Shehin e dëmtuar, Ersil Ymerin të pezulluar por dhe kondicionin e lëkundur të Jurgen Vatnikajt, tekniku i “kastriotëve”,pret maksimumin nga ata që do ju besohet një vënd titullari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!