Emri në protokoll, Fangaj tri javë jashtë
Mbrojtësi i Laçit Abdurraham Fangaj, pësoi një dëmtim të rëndë në sfiden me Tiranen (1-1) dhjetë ditë më parë,ndërsa në një përplasje me Kërçikun në minutat e para të lojes, la terrenin e blertë. Pas ekzaminimeve të specializuara, shkodrani 21 veçar, e futi në allçi parakrahun e djathtë ndërkohë që sipas vetë futbollistit, do duhet të qëndrojë jashtë fushave së paku tri javë. Megjithatë në protokollin e takimit të djeshëm Laçi-Teuta (5-0),figuronte edhe ëmri i Fangajt. Në fakt, mbrojtësi i djathtë bardhezi, ka ndjekur takimin nga pankina kurbinase.
“Jo nuk bëhët fjalë që të aktivizohem. Madje do duhet të kalojnë dy-tri javë derisa të dal në stervitje. Dorën e kam në allçi. Të presim vëndimin e mjekut”-tha Fangaj