Liverpul nuk ndalet, thyen Sauthemptonin

Sauthempton-Liverpul 1-3 (Long 9’/ Keita 36′, Salah 80′, Henderson 86′)

Pesë javë nga fundi, Liverpul në kuoten e 82 pikëve. Ekipi i Klop marshon në Sauthempton duke shënuar tri herë e pësuar një. Keita, Sahal dhe Henderson përmbysen golin provizor të “shënjtoreve”, të cilët provuan avantazhin në minute e 9-të me Long.

Pas një pjese të parë të ekuilibuar, “redsat’ rritën presionin në të dytën, ndersa në finale shënuan dy golat e konvertuar në tri pikë.

Pas kësaj fitorjeje, skuadra e gjermanit Jurgën Klop rimerr kreun e renditjes duke qënë dy pikë mbi Mancester Sitin, i cili luan nesër për Kupë me Brajton. Ndeshja e radhes  për “qytetarët” do të jetë në daten 13 në fushen e Kristal Palasë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!