Batha-Veliu: “Objektivi ynë, 3 pikët!”

“Pushimet” përfunduan për vlonjatët. Pas ndërprerjes për eliminatoret e Kombëtares dhe fitores së ndeshjes ndaj Kamzës në tavolinë, Flamurtari, nesër në mbrëmje, do të luajë rolin e mikpritësit për bardheblutë të Tiranës. Një ndeshje e rëndësishme për vlonjatët në garën e tyre për një vend në Europë sezonin e ardhshëm. Në konferencën për shtyp ditën e sotme në prag të këtij takimi, kanë folur mesfushori Idriz Batha dhe mbrojtësi Franc Veliu.

Idriz Batha: “Ekipi është përgatitur shumë mirë dhe është shumë i përqendruar, me aq sa shoh në stërvitje. Të them të drejtën më mirë të ishim në kushtet e Tiranës, të kishim luajtur para tre ditësh, se sa të kishim një pushim kaq të gjatë dhe të futeshim në një ndeshje të tillë. Gjithsesi jemi të freskët dhe besoj se do ta kalojmë me sukses”, – u shpreh Batha para mediave.

“Të rrish tri javë pa luajtur, futesh në atë qetësinë dhe nuk e ke ritmin e duhur për të përballuar një ndeshje kampionati. Kampionati ynë s’ka diferenca të mëdha dhe mendoj se nuk do të ndikojë shumë. Të gjitha ekipet janë aty-aty dhe Tirana ka lojtarët e vet cilësor,” – përfundoi mesfushori kryeqytetas Batha.

Franc Veliu: “Flamurtari është përballuar deri më tani katër here me Tiranën, në Kupë e kampionat. Pak a shumë të gjithë ekipet njihen. Tirana ka ekip relativisht të mirë, ka elementë shumë cilësorë. Edhe ne kemi elementë shumë cilësorë, pavarësisht largimeve, duke u ndërthurur me elementët e rinj dhe premtues të Flamurtarit. Besoj do jetë një ndeshje që do i kënaqë të gjithë dhe e ftuar. Mbi të gjithë të urojmë të fitojë më i miri”.

Synimi për ndeshjen? “Absolutisht, ne futemi në fushë për tri pikët në çdo ndeshje. E rëndësishme është të luajmë mirë, të kënaqim gjithë tifozët që do jenë të pranishëm në stadium. Madje u bëj thirrje të jenë në stadium. Besoj do bëjmë më të mirën për të arritur objektivin tonë që janë tri pikët”.

Matematikisht në garë për Europën, do e arrini? “Matematikisht ne jemi në garë edhe për titullin. Futbolli i është i çuditshëm, duhen marrë ndeshjet një e nga një. Kemi bërë edhe ndeshje false. E rëndësishme është të shikojmë ndeshjen e radhës, pastaj të shikojmë Europën,” – deklaroi mbrojtësi vlonjat Fanc Veliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!