Bartomeu, Mesi i përjetshëm në Barcelonë
Presidenti i Barcelones, Bartomeu, duke folur për “Espn”, ka deklaruar se ylli i Barcelones, Lionel Mesi, do të nënshkruajë muajt e ardhshem rinovimin e kotratës aktuale që skadon në vitin 2021. Sipas bosit blaugran, Mesi është futbollisti më i mirë në botë dhe se i kujton “mbretin” Pele.
“Lionel bën diferencën në çdo ndeshje dhe mbetet lojtari më i mirë në botë. Në çdo ndeshje në çdo sezon. Raporti i tij me Barcelonen do të vijojë gjatë. Është si Pele, që ka luajtur gjithnjë me Santosin në Brazil. Muajt e ardhshëm do të ulemi me Mesin për të zgjatur kontraen që i skadon në 2021”, – tha kreu i Barcelones
Kështu Mesi 31-vjeçar pritet të luajë dhe 4-5 vite me skuadren që ka fituar gjithçka. Në planet afatgjatë, “pleshti” parashikohet të përfshihet në strukturat drejtuese të Barcelones. Josep Maria Bartomeu, i parapriu lajmit.