Zidanes nuk i mjafton Benzema

Real Madrid u mund 2-1 në Mestaja nga Valencia në përballjen për javën e 30-të të La Ligës. Vendësit e Marcelinos, në minutën e 35-të shënuan golin e parë me anë të Guedes. Garej do të dyfishonte epërsinë në të 53-tën, pas një asisti të Dani Parejo.
Madrilenët e Zidanes do ta gjenin golin e nderit në kohën shtesë. Benzema, në minutën e 93-të, vetëm sa do të fiksonte shifrat 2-1 të takimit.
“Të bardhët” nga kryeqyteti mbetën në vendin e tretë në renditjen e La Ligës, me 57 pikë, por tani ata janë edhe -5 pikë nga “kushurinjtë” e Atletiko Madridit. Për Realin kjo ishte edhe humbja e nëntë në kampionat
