Ylli kroat, zgjat kontratën me Juven

Pas  shumë hamendësimeve, vjen radha e së vërtetës. Mario Mandzukiç, nënkampioni botës me Kroacinë, ka firmosur zgjatjen e kontratës me Juventus. Kontrata që shkon deri në vitin 2021, është zyrtarizuar sot, teksa sulmuesi kroat i “zonjës”, do të ecë ende me torinezët.

Komunikata e dalë nga klubi bardhezi, sqaron detajet, ndërkohë që  Mandzukiç, vlerësohet si ndër futbollistët më të dobishem te Juve. “Determinant, deçiziv dhe i aftë të luftojë në çdo sektor të fushës. Sulmuesi modern, me fizik për t’u admiruar”-thuhet nga klubi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!