Roberto Mançini, çmimin “Enzo Bearzot”

● Trajneri i kombëtares “axurre” fiton edicionin e nëntë të këtij trofeu me emrin e trajnerit që shpalli Italinë kampione të botës më 1984

Lajmi u zyrtarizua sot në një konferencë, të organizuar në selinë e FIGC në Romë, në prani të presidentit federal, Gabriele Gravina dhe Damiano Lembon, që kryeson jurinë. Trajneri italian fitoi trofeun në konkurrencë me Xhian Piero Gasperinin dhe Rino Gatuzon.

“I dashuruar me futbollin, lojën e bukur dhe të rinjtë, Roberto Mancini është njeriu i duhur për të ringjallur dashurinë e italianëve ndaj ekipit kombëtar”,- lexon motivimin për çmimin.

“Ai po e bën këtë gjatë përvojës së tij të re me axurrët dhe shpresa është se ai mund të vazhdojë ta bëjë këtë duke rishqyrtuar gjurmët e Enzo Bearzot, me të cilin nuk kishte marrëdhënie si lojtar, por ai paraqet një model për të që duhet ndjekur në rolin e trajnerit të kombëtares”.

Tekniku Mancini e fiton këtë trofe pas Eusebio Di Françeskos në listën e nderit, ndërkohë që ceremonia do të mbahet më 7 maj, në “Salone d’Onore” të Coni-t.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!