“Qytetarët” e Guardiolës, sërish në krye…

Vetëm pas 24 orësh Mançester Siti rikthehet përsëri në udhëheqje të Premier Ligës angleze. Në takimin për javën e 32-të gjithçka ishte e lehtë për skuadrën e Pep Guardiolës në stadiumin “Etihad”.

Belgu De Brojn në minutën e 6-të dhe gjermani Sane në të 44-tën, i mjaftuan “Qytetarëve” të fitojnë 2-0 ndaj uellsianëve të Kardifit.

Pas kësaj fitoreje, me 80 pikë, Mançester Siti ngjitet në krye të renditjes, i ndjekur nga Liverpuli me 1 pikë më pak.

Fitore me mjaft vlerë ka arritur edhe Çelsi i Sarrit. “Blutë” e Londrës mooshtën 3-0 Brajtonin, duke i marrë përkohësisht edhe vendin e katërt Arsenalit. Xhirud (38’), Hazard (60’) dhe Loftus-Çik (63’) ishin autorët e golave për kryeqytetasit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!