Murinjo kontaktohet nga Roma

Hoze Murinjo te Roma? Pyesni drejtuesit e skuadres romake të cilët sot i kanë telefonuar portugezit.  E vështirë por jo e pamundur. Luzitani me nofken “special një”,  ka drejtuar më herët në Itali, Interin, me të cilin bëri tripletën e famshme dhe një rikthim i mundur me destinacion Romen, mund të jetë alternativë interesante.

E raporton SkyTg24. Sipas italianes, stafi drejtues i Romes, ka realizuar një bisedë telefonike me Murinjon por pa dhënë detaje. Kështu, pas përfundimit të detyres nga Ranieri, ëmrave të Sarrit dhe Kontes, për të trajnuar Romen, i shtohet dhe ai i portugezit.

 Skuadra e fundit që “Mou” ka drejtuar, përkon me atë të Mançester Junatid prej së cilës në fund të vitit 2018, i erdhi shkarkimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!