Inter-Atalanta, rekord në tribuna…

● Të dielën përballja Inter-Atalanta, “San Siro” e ezauruar.
Eliminimi nga Europa, ecuria me hope në kampionat, marredhëniet e dyzuara me Ikardin, Spaleti ikën – Spaleti qëndron, nuk e demoralizojnë aspak kampin bluzi në kampionatin italian të futbollit.
E gjithë vëmendja pas fitores spektakolare të dites së djeshme në Xhenova, duket se është përqendruar te ndeshja e javes (të dielën ora 18:00), ndërsa Inter, do të presë në “San Siro”, skuadren e Atalantes.
Bergamaskët, në radhët e të cilëve bëjnë pjesë dhe dy futbollistët tanë të kombëtares Berisha dhe Gjimshiti, po shfaqen mjaft produktivë teksa nga java në javë, kërcënojnë jo vetëm Europën, por dhe zonën Champions.
Për këtë arsye, interesimi i tifozerisë që mban rekordin në Itali për mesataren në ndeshje, kanë pronotuar që tani një vënd në impiantin e Milanos.
Sikurse njofton klubi zikalter, janë shitur deri tani 55 mijë bileta, çka do të thotë, se mund të kalohet ndjeshëm dhe prezenca e tifozerisë së sfides Inter-Lacio, luajtur pak javë më parë.
Pritet që numri të jetë në rritje për vetë faktin se ndeshja e ditës së diel, ka ende kohen e mjaftueshme për të interesuarit. Me gjasë, tifozët kanë mësuar se Ikardi, pas asaj paraqitjeje dje, do nisë nga minuta e parë, ndërkohë që parashikohet një supersfidë mes dy rozave “zikalter”