Tifozët “kryqëzojnë” Donarumën…
Tifozët e Milanit nuk e kanë kapërdirë humbjen ndaj Sampdorias në Xhenova. Faturën ata ia kanë prerë portierit të tyre Xhanluixhi Donaruma, të cilin nuk kanë ngurruar ta “kryqëzojnë” si shkaktarin e humbjes.
Rrjetet sociale janë mbushur me karikatura, ku personazhi i “Paperisimos”, është përdorur për të ironizuar gabimin e gardianit 20-vjeçar.
Të shtunën, kur nuk kishin kaluar as 40 sekonda lojë, portieri Donaruma doli huq, veprim që francezi Defrel nuk e fali.
Mjaftoi 1-0 që sampdorenët të fitonin, ndërkohë që pas javës së 29-të ndaj Milanit shtohet presioni i Atalantës, që e ndjek nga vendi i 5-të me 48 pikë, tri më pak se milanezët.