Prishtina, 3 pikë larg Feronikelit…

????????????????????????????????????

Pas ndeshjeve eliminatore për Euro 2020-n, Prishtina nuk po ka të ndalur. Pasi ka mposhtur 3-0 në mesjavë në derbin e kryeqytetit, Flamurtarin, skuadra e Mirel Josës merr edhe një tjetër fitore në transfertë për llogari të javës së 27-të në kampionatin IPKO të Superligës së Kosovës.

Kësaj here “viktimë” e bardhekaltërve të kryeqytetit ishte skuadra modeste e Ballkanit. Edhe pse pjesa e parë u mbyll pa gola, sulmuesi Meriton Korenica në vazhdim do të shënonte 2 gola dhe do t’i dhuronte një fitore të bukur dhe tri pikë të çmuara Prishtinës së tij. Pas këtij suksesi Prishtina ngjitet në kuotën e 54 pikëve, ndërsa Ballkani mbetet me 29 pikë.

Sakaq, në mënyrë të tërthortë, kryeqytetasit e Flamurtarit i dhanë një ndihmë bashkëqytetarëve të tyre prishtinas. Flamurtari ndali në një barazim pa gola në fushën e tij skuadrën e Feronikelit kryesues., duke i dhënë mundësinë Prishtinës të rikuperojë dy pikë në renditje.

Gjithsesi, skuadra e Feronikelit nga Drenasi vijon të kryesojë renditjen, por tashmë distanca nga kryeqytetasit e Prishtinës reduktohet vetëm në 3 pikë, kur kanë mbetur edhe 9 javë nga fundi i sezonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!