“Poli” i parë për Leklerk në Bahrein…

● Fetel kompleton vijën e startit me “kokëkuqe”. Pas tyre, në vijën e dytë, Hamilton dhe Botas me makinat Mercedes

Piloti i ri i “kokëkuqes” nga Montekarlo, sot shkroi historinë më të bukur të jetës së tij. Në garat për “pole-position” të Çmimin e Madh të Bahreinit, Çarls Leklerk e kaloi para të gjithëve vijën e finishit me Ferrarin e tij, duke shënuar kohën rekord  prej 1’27″866.

Ferraristi i ri me këtë fitore vendosi edhe një rekord tjetër personal.
Leklerk, me moshën 21 vjeç, 5 muaj dhe 14 ditë, bëhet piloti më i ri në historinë e “kokëkuqes” në F1 që arrin të fitojë një “pole-position”.

Pas tij u rendit shoku i skuderisë, gjermani Fetel me thuajse 3/10-tat më tepër, duke skuqur kështu vijën e startit të pistës së Sakhirit, të dielën në orën 17:10, kur nis edhe zyrtare e Bahreinit.

Në vijën e dytë të nisjes do të jenë pilotët e Mercedesit, fillimisht britaniku Hamilton dhe pas tij finlandezi Botas, që dy javë më parë në Melburn fitoi Çmimin e Madh të Australisë.

Vlen të theksohet, se renditja e mëposhtme e pilotëve ka ndryshuar rend, pasi Roman Groszho është penalizuar me 3 pozicione, pas një aksidenti me Meklarenin e Norris.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!