Vllaznia, njëra hyn dhe tjetra del…

Duket se skuadrat shkodrane të Vllaznisë e kanë bërë “me fjalë”. Vitin e shkuar ekipi i futbollit zbriti nga Superiorja për të luajtur këtë sezon në kategorinë e parë.

Dhe ndërsa Vllaznia e futbollit tani po bëhet gati të ngjitet sërish në elitë, një tjetër skuadër e qytetit të Shkodrës, me shumë gjasa po përgatitet për të zbritur nga elita në kategorinë e parë. Bëhet fjalë për skuadrën e basketbollit të meshkujve.

Në pallatin e sportit të Kamzës, Vllaznia u mund 108-92 nga kamzalinjtë vendas, duke i kompromentuar keqazi pozitat e saj në renditje. Megjithë investimet e bëra për të shpëtuar nga rënia, basketbolli shkodran është në buzë të greminës.

Kur kanë mbetur edhe dy javë kampionat, “fatet” e Vllaznisë për të shpëtuar nga rënia prej kategorisë, do të përcaktohen pas takimeve me Tiranën në shtëpi dhe Partizanin në “Asllan Rusi”.

Më shumë se “tersi”, sporti shkodran ka nevojë për rishikimin dhe riorganizimin e klubit Vllaznia, si një aset jo vetëm i këtij qyteti, por i te gjithë sportit shqiptar. Këmbanat kanë kohë që bien…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!