Ibra: “Fenomeni” Ronaldo, më i miri…

Zlatan Ibrahimoviç nuk ka dyshime. Për gjigandin suedez, në fund të karrieres, ka gjithnjë vëmendje. Ndërsa ende garon me Los Angeles Galaxy, në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, ish-sulmuesi i shumë ekipeve elitare në Europë dhe kombëtares suedeze, ka dhënë në mënyrë definitive noten vetjake lidhur me futbollistin e tij të preferuar.

Sipas MLS-së, që ka intervistuar Ibrahimoviçin, “Fenomeni” brazilian Ronaldo, mbetet insipiruesi i përhershëm i suedezit. “Për mua Ronaldo fenomeni, ka qenë futbollisti më i kompletuar. Sa herë prekte topin ndodhte diçka. Ishte futbolli, sepse ishte futbollisti që gjithkush ëndërronte. Një shembull i madh,”– është shprehur së fundi Ibrahimoviç, duke i thurrur elozhe kampionit te botes me Brazilin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!