Çullhaj dhe Vrenozi, të artët e Ballkanikut

Në Tiranë, për dy ditë me radhë, në qendrën sportive olimpike “Feti Borova”, është duke u zhvilluar kampionati ballkanik i xhudos për të rritur.

Shqipëria ngjitet në pod nderi, duke fituar tri medalje, dy ari dhe një argjendi.

Kështu fitues të medaljeve të arta janë shpallur Idrit Çullhaj në kategorinë e peshës deri 66 kg dhe Jon Vrenozi në kategorinë e peshës deri 73 kg, që mposhtën në finale rivalët Morina dhe Berisha, që të dy nga Kosova.

Ndërsa medalje argjendi fitoi xhudisti shqiptar Mikel Golloshi, që humbi në finale përballë boshnjakut Gjurica, duke merituar kështu vendin e dytë.

Pas garave individuale, të dielën që është edhe dita e mbylljes së kampionatit ballkanik të xhudos, garat do të vazhdojnë me konkurrimin e sportistëve për të përcaktuar renditjen ekipore të këtij eventi./D.Methasani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!