Batistuta: Unë jam fiorentin…!
“Unë i kam i kam dhënë shumë Firences me Fiorentinën, por qyteti më ka dhënë më shumë mua. Unë ndihem fiorentin. Ndonjëherë largohem, shkoj larg, por përherë kur kthehem, ndihem në shtëpinë time. Festa që përgatitet për 50 vitet e mia, më ka befasuar, sepse unë tashmë e konsideroj veten qytetar të Firences. Kjo dashuri për mua më duket shumë, edhe pse më bën të lumtur.”
Kështu është shprehur ish-sulmuesi i Fiorentinës, argjentinasi Gabriel Omar Batistuta, në një konferencë për shtyp në prag të kremtimit të 50-vjetorit të tij, ceremoni që do të zhvillohet të dielën e ardhshme në orën 18:00 në sheshin “Piazza della Signoria” të Firences.
“Unë dyshoj nëse e meritoj që ditëlindja ime të festohet në sheshin më të madh të qytetit, por unë nuk e di programin e ceremonisë dhe dua të mbetem i befasuar”, – u shpreh sulmuesi Batistuta, i cili ka shkruar historinë e futbollit fiorentin në radhës e skuadrës së Fiorentinës. Epiteti “Batigol”, nuk iu ngjit rastësisht argjentinasit nga fiorentinët.