Panuçi & MekLish, fate të njejtë…

● Ironia e fatit, sinteza në perfeksion e dy të ikurve…

Gjatë ndeshjeve të para eliminatore të Euro 2020-s, jo vetëm Shqipëria ka shkarkuar trajnerin e saj, Kristian Panuçi. Fati i italianit ka ndjekur edhe Aleks MekLishin.

Federata Skoceze e Futbollit ka njoftuar sot, se ka shkarkuar trajnerin e kombëtares së saj për shkak të rezultateve. Ironia e fatit është e tmerrshme.

Ishte MekLish ai që mundi 4-0 Shqipërinë në “Loro Boriçi” dhe i lëvizi ndjeshëm stolin italianit Panuçi. Tani, që të dy, shkarkohen për mungesë të rezultateve, paçka se MekLish ka kualifikuar Skocinë në Nations League.

Për skocezët ka mjaftuar humbja 3-0 ndaj Kazakistanit në transfertë në ndeshjen e parë eliminatore që menjëherë ndaj trajnerit MekLish, pavarësisht nga fitorja me San Marinon, të merrnin masën e shkarkimit nga detyra.

Lajmi bëhet i ditur nga britanikja “Daily Mail’, që shton se brenda ditës së sotme, pritet që zëdhënësi për shtyp i Federatës Skoceze të Futbollit të dalë dhe të zyrtarizojë shkarkimin e trajnerit të kombëtares Aleks MekLish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!