Pasaporta, Xhixha “fatlum”


Lojtari i U21, nuk udhetoi në Andorra, sebep pasaporta.

Ndodh dhe kështu! Redon Xhixha, sulmuesi 20-vjeçar i Laçit, u ftua me urgjencë nga Bushi për dy takimet e skuadres tonë kombëtare deri në 21 vjeç, ndërsa në program ishin sfidat me Turqinë dhe Andorrën.

Numri 19-të i bardhezinjve, mori ftesën për shkak se Hebaj pati probleme shëndetesore, teksa kjo situatë në afat të shkurtër kohor, duket se e ka gjetur sulmuesin të papërgatitur. Në aspektin e dokumentacionit. Xhixha iu bashkua kuqezinjve të vegjel për takimin e parë me homologët turq, por dhe pse nuk u aktivizua, do duhej të udhëtonte për në Andorra.

Pa pasur pasaportën, diçka e pamundur. Redoni, humbi transfertën por kur sheh dështimin historik të U21, në atë barazim 2-2 me Andorrën super modeste, Redon Xhixha në një mënyrë, duhet të ndihet fatlum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!