Reja “rrëfen” bisedën me Dukën…

Kur ka kaluar mesnata e së premtes, presidenti i FSHF-së është larguar në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” i Shkodrës.

Pikërisht në tribunën VIP të këtij impianti, për afro dy orën ai ka biseduar në një tavolinë me ish-trajnerin e Napolit, të Lazios apo disa skuadrave të tjera të Serisë A, argjentinasin Edi Reja. Ja se çfarë ka treguar për “Top Channel” argjentinasi, menjëherë pas këtij takimi.

– Mister Reja, si ju duk ndeshja?
Ka qenë një ndeshje e mirë e Shqipërisë për rreth 15 minuta, më pas skuadra pati vështirësi nuk pati konkluzion të rasteve.

– Cila është arsyeja e vizitës tuaj në Shqipëri dhe prania në stadium?
Unë kam ardhur të shoh lojtarë, sepse punoj për shoqëri të ndryshme italiane, për këtë arsye jam gjithmonë në lëvizje.

– A do të pranonit një kontratë si trajner i ri i kombëtares shqiptare?
Jo, jo… Nuk flas për këtë….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!