Kosova: Gati të presë danezët…
Të gjitha rrugët të dërgojnë në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, por ky nuk është vetëm një mesazh sensibilizimi për tifozët në Kosovë. Sipas asaj që raportohet nga Prishtina, në prag të sfidës miqësore të Kosovës ndaj Danimarkës, në program sonte (19:00), janë marrë dhe po merren masa ekstra në mënyrë që kjo miqësore të kalojë pa asnjë problem eventual.
Në këtë situatë, drejtuesit e stadiumit të kryeqytetit kosovar, në bashkëpunim me vendorët dhe Federatën Kosovare të futbollit, kanë bashkërenduar punët. Për t’u evidëntuar, se të gjithë mjetët motorike të parkuara në afërsi të “Fadil Vokrri’, nuk do mund të qëndrojnë aty pas orës 11:00 të dites së sotme.
Ndërsa për miqësoren Kosovë – Danimarkë, çka do t’i paraprijë zyrtares me Bullgarinë, duket se “dardanët”, kanë plane konkrete. Në dekalaratën e teknikut Shaland, bie në sy dëshira për të mos humbur. Bernard, karikon të tijtë duke thëne:
“Ndokush mund të mendojë se nuk është e udhës të luajmë kundër një skuadre kaq të fortë, përpara delikates me Bullgarisë. Ju them, se pavarësisht se Danimarka konsiderohet shumë e fortë, ne duhet të shfrytëzojmë rastin dhe të përpiqemi të mbajmë topin.
Mbase formula në miqësore, nuk na del. Gjithsesi, jam optimist se skuadra, do jetë e interesuar për të marrë përparsinë e duhur, në mënyrë që të na sherbejë për ndeshjen me Bullgarinë. – është shprehur zviceriani i “dardanëve”.