Ronaldo: Probleme pa fund, e pret “Azia”

Sot, UEFA vendos për Ronaldon. Dy janë obsionet: ose pezullim në të vajtjes ndaj Ajaksit, ose gjobë!

Por ky nuk është problemi i vetëm në kampin bardhezi. Kampionët e Italisë në programin e tyre për të ardhmen, kanë konfirmuar dhe pjesëmarrjen në “Internacional Champions Cup”, parashikuar gjatë verës në USA.

Të mërkuren e ardhshme klubi do zyrtarizojë axhendën, mirëpo ajo që habiti pak më parë, ka të bëjë me një lajm të përditësuar nga “New York Times”, e cila ka hedhur mbi “tavolinë” idenë, se Juventus në këtë kompeticion, nuk do të udhëtojë drejt Amerikes.

Sipas prestigjozes, Juventus do të devijojë për në Azi, pasi Kristiano Ronaldo e ka të ndaluar udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikes. Portugezi me gjasë, është nën hetim për rastin-Mayorga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!