Mourinjo: Shihemi në verë…
Hoze Mourinjo sërish në skenë. Këtë radhë “special 1”, ka folur për ofertat e reja dhe mundësinë për t’u kthyer në krye të një skuadre. E ka fare të lehtë komunikimin me mediat, madje shpesh, ju kujton se ata, gjatë punës me skuadra të ndryshme, i kanë vëndosur shpesh shkopinj në rrota.
“BeIn sports Francë”, e ka pyetur portugezin për këto muaj pa qenë i angzhuar. “Speciali” përgjigjet se ka pasur kohën e mjaftueshme për të pushuar, por nga ana tjetër, Mourinjo ka deklaruar, se i pëlqen fort puna e përditshme.
“Kur gjendesh mes konferencave për shtyp, ndeshjeve, analizave, videove analizë, nuk ke kurrë kohë për vete. Pozicioni i një tekniku, është special, ndaj më pëlqen të jem i përditshem në zanatin tim,” – tha ndër të tjera ish-tekniku i Portos, Real Madrid, Interit dhe Mançester Utd.