Marinda Preka, “Qytetare Nderi” e Beratit…

Marinda Preka, ish-rekordmenia në atletikë për garat e mesme dhe të gjata, shpallet “Qytetare Nderi” e Beratit. Vendimi është marrë sot, ndërsa këshilli bashkiak i qytetit të Beratit, pas propozimit të zv.kryetarit Shkëlqim Brisku, ka aprovuar njëzëri “dekoratën” për 59-vjeçaren nga Fushë-Kuqe e Kurbinit.

Në fakt, për ish-kampionen Preka, në vazhdën e mirënjohjeve për atë që ka bërë në sport, ka pasur një tjetër lëvizje. Në prag të 60-vjetorit të “njeriut të erës” edhe këshilli bashkiak i Kurbinit ka propozuar diçka speciale, ndërsa mësohet se enkas për ish-kampionen është përcjellë në presidencë, dokumenti shkresë-kërkesë për t’i akorduar zonjës Preka një titull nderi.

Duke folur për “Sporti IM”, Marinda Preka tha: “Dua ta ndaj me ju këtë gëzim të madh. Sapo këshilli bashkiak i Beratit kaloi propozimin për të qenë “Qytetare Nderi” e Beratit. Ndërsa isha me banim në atë qytet dhe garoja për ngjyrat e Tomorit, mbaj mend që kam thyer një rekord të shpejtësisë.

Mirënjohje të gjithë atyre që me nderuan sot. Mirënjohje pa fund për gjithë Beratin. Kam garuar dhe për Teutën, por ja që lajmi i madh sapo mbërriti nga Berati. Në këtë fazë të jetes, këto janë sadisfaksione jo të vogla. Së paku, unë po fluturoj nga gëzimi. Ndihem shumë e vlerësuar,” – u shpreh Marinda Preka për “Sporti IM”.

Marinda Preka,rezulton të jetë kampione vëndi për gjashtë vite radhazi në vitet 1975 deri në 1981 në disiplinat 400, 800, 1500 dhe 3000 metra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!