Kombëtarja vishet “fringo”
Sot në Tiranë, hotel “Tirana Internacional”, u prezantuan nga FSHF-ja fanellat e reja që do të mbajnë veshur kuqezinjtë për kualifikueset e Euro 2020.
Firma italiane “Macron”, do të vazhdojë që të jetë e përzgjedhura e kuqezinjve, teksa në prezantimin e fanellave të reja, në qender të kryeqytetit, asistoi vetë kreu i FSHF-së Armand Duka.
Thuajse të njëjtat uniforma. Ndryshime të vogla tek uniformat e portierëve ku spikat ngjyra jeshile dhe disa shirita të zi.
Përkunder axhendës, ndërsa skuadra vijon stërvitjen, asnjë futbollist i kombëtares nuk ishte prezent në këtë prezantim të uniformave të reja.