Kasijas: Jam i Portos deri në fund…

Kampion absolut i kuadrait, Iker Kasijas menjëherë pasi ka shkuar në Twitter preferencat e tij lidhur me ekipet nëpër botë, ka ardhur nënshkrimi i kontratës së re me Porton. Ish-numri një i Real Madrid, që nga 2015 është me fanelen e “dragonjëve”, por sot 38-vjeçari ka nënshkruar kontraten e re me klubin luzitan, e cila parashikon Kasijasin të lidhur me klubin e famshëm portugez, deri në vitin 2021.

 “Për mua është diçka speciale. Ndihem si në shtëpi,”– është shprehur Iker Kasijas pas firmës. Kontrata e re e spanjollit do të përfundojë  kur portieri  famoz do të ketë mbushur 40 vjeç.

Përpos arritjeve në të gjitha nivelet me Realin dhe kombëtaren e Spanjes,  Kasijas, ka fituar edhe një titull dhe një superkupë me Porton. Kështu legjenda iberike e kuadratit, duket se ka bërë zgjedhjen e jetës, ndërsa sipas të gjitha gjasave, pas vitit 2021 do të largohet nga futbolli i luajtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!