Presidenti Duka në krah të trajnerit Panuçi…

Sot paradite, në mjediset e ish-hotel Sharaton, ku u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të një kontrate me Vodafon Albania, si sponsor general i kombëtares kuqezi për një periudhë 6-vjeçare, media ka përfituar nga rasti për t’i marrë disa opinione presidentit të FSHF-së Armand Duka për atmosferën në kombëtare, në prag të startit eliminator për Euro 2020

Atmosfera në kombëtare…

“Atmosfera brenda ekipit është e mirë. Ekipi në këto momente pothuajse është 100% gati. Futbollistët kanë arritur në hotel. Sot bëjnë stërvitjen e parë. Brenda nesh çdo gjë po përgatitet mirë. Gjithsesi atmosferën e një ndeshje kualifikuese kaq të rëndësishme, nuk është se po e ndjej. Nuk e di pse.

Në ambientin në përgjithësi nuk ka shumë interes. Ekipi patjetër që është i rëndësishëm, do të mobilizohet maksimalisht. Ndeshja është shumë e rëndësishme, por jemi të rëndësishëm edhe ne që duhet ta mbështesim ekipin. Me njerëz në stadium, me media, sepse kjo është një gjë e rëndësishme që na bën të gjithëve krenarë. T’i fillojmë mbarë eliminatoret e Europianit!

Largimi i Strakoshës…

Më vjen keq për portierin e Kombëtares, Strakosha. Është një nga lojtarët më të rëndësishëm. Një nga më kualitativët të skuadrës, por edhe disiplina është lojtar akoma më i rëndësishëm për skuadrën. Nga kontakti që kam pasur me trajnerin, portieri nuk ka pasur arsye objektive për të munguar.

Përderi sa gjithë shokët vijnë në orar, duhet të respektosh orarin. Është një humbje për skuadrën teknikisht, si dhe një fitore për disiplinën. Si dhe një mësim për lojtarin, që ekipi kombëtar është mbi gjithçka”, – kometoi presidenti i FSHF-së, Armand Duka, duke i dalë në krah dhe dhënë mbështjetje trajnerit Kristian Panuçi në prag të ndeshjes ndaj Turqisë, që do të zhvillohet më 22 mars në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!