Një pistoletiste, kampione në Bruksel…

Suzana Gjinaj, qitësja e rekordeve në Bruksel

Ajo jeton në Belgjikë. Qitësja Suzana Gjinaj, mes kalvarit të vuajtjeve të sistemit në Shqipëri, një ditë të bukur pas viteve ’90, vendosi të migrojë me destinacion Belgjikën. Në Shqipëri gjatë viteve ’80-’90, Gjinaj, nën përkushtimin e trajneres Shahije Billa, përfaqësoi në kompeticionet sportive të qitjes, klubin Kastrioti. (Ekipi i qitjes Laçi përfaqësohej asokohe me emrin Kastrioti. Shënim i autorit)

Vajza laçiane, e cila në të shkuarën u internua nga sistemi në Torovicë, tregon mes emocionesh për “Soprti IM.al”, se ka pritur gjatë në Bruksel për të nisur zyrtarisht garat në sportin e bukur të qitjes.

“Në mars 2015, vendosa të rikthehem te “pistoleta”. Klubi «La Défense », më hapi dyert,” – tregon fillimisht sportistja që ecën:

Pasi u pajisa me letrat që duheshin për të praktikuar këtë sport, në janar 2016, fillova të merrja pjesë në konkurset brënda Belgjikës.
U gëzova pa mase që po i rikthehesha këtij sporti të bukur. Sigurisht që objektivat personalë, mbeteshin modeste. Bëj pjesë në kategorine “Dame 2”. Si rezultat i punës intënsive, stërvitjes pa orar dhe dëshirës për të qenë pretendente e denjë, ia kam dalë të marr shumë medalje në gara të ndryshme si dhe dy kupa – kampione e Belgjikës në disiplinen 16 – 30+30.

Ndërsa me pistoletë ajri, në 2016-n, zura vëndin e 3-të (podium), për të kulmuar në vitin 2017-të, teksa zura vëndin e parë. Goxha arritje… Por dhe  në 2018-n ruajta formën sportive dhe garuar me dinjitet, duke zënë vendin e 3-të,”- deklaroi Suzana Gjinaj që dhe sot si shumë sportistë të tjerë, kërkon rezultate të niveleve botërore jashtë vëndit të saj.

Ekipi i qitjes Kastrioti, në të shkuarën , veç Gjinajt, ka pasur kampionë të shumtë, ndër ta dhe kampionia me përmasa botërore, Linda Palushi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!