Trajneri Panuçi zyrtarizon kuqezinjtë…

Trajneri i kombëtares kuqezi Kristian Panuçi ka publikuar sot listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2020, respektivisht ndaj Turqisë më 22 mars në “Loro Boriçi” dhe Andorrës më 25 mars në “Estadi Nacional”.

Trajneri Panuçi do të dalë përpara mediave në një konferencë për shtyp të dielën, në orën 11:00, në selinë e FSHF-së, siç edhe është parashikuar. Grumbullimi i ekipit kombëtar do të nisë po këtë ditë në Kompleksin “Tropikal”, ndërkohë që seanca e parë stërvitore do të jetë në orën 15:00 në fushën sportive të këtij kompleksi.

Ndërkohë, sipas programit mediatik për ekipin kombëtar A, për tri ditë me radhë, të hënën, të martën dhe të mërkurën, në orën 13:30 do të jenë përpara mediave dy futbollistë të ekipit kombëtar. Teksa të enjten, një ditë përpara ndeshjes me Turqinë, në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 17:00, do të zhvillohet konferenca për shtyp me trajnerin e ekipit kombëtar Kristian Panuçi dhe kapitenin e kombëtares kuqezi, njofton FSHF.

Lista e futbollistëve të grumbulluar:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!