Stjuartët, stërvitje para Turqisë

Pas incidenteve në përfundim të takimit Kamza – Laçi, ku u sulmua gjyqtari Hamiti, ngjarje që u shoqërua edhe me bojkotin e “bilbilave” për një javë të të gjitha aktiviteve në vend, tema më e nxehtë e debateve ka qenë siguria në stadiumet tona të futbollit.

Të akuzuar, si të paaftë për të përballuar situate të tilla dhune, kanë qenë kompanitë private të sigurimit, apo stjuartët siç njihen ata nga të gjithë tifozët.

Kjo i ka detyruar edhe forcat e sigurisë së kompanisë “BBS Security”, që në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit, të zhvillojnë një seance stërvitore për trajtimin e situate nga më të ndryshme të dhunës që mund të ndodhin në një ndeshje futbolli.

Kompania e siguritisë “BBS Security” është kontraktuar nga FSHF për të menaxhuar të gjitha veprimtaritë sportive të kombëtareve kuqezi. Stërvitja e radhës së stjuartëve, ishte edhe në prag të ndeshjes Shqipëri – Turqi, që do të zhvillohet më 22 mars, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!