Presidenti Meta, bashkë me dy ambasadorët

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në Azerbaixhan, ku do të marrë pjesë në forumin e “7 Global” të Bakusë.
Kreu i shtetit shqiptar, i cili dihet nga të gjithë për afeksionin që ka sportin, ka zgjedhur që vizitën e tij në Azerbaixhan ta nisë me takimin me dy futbollistët shqiptarë të kombëtares, të cilët luajnë në këtë vend, Ansi Agollin dhe Sabien Lilajn.
Këtë cast vetë presidenti Meta e ka shpërndarë në rrjetet sociale, duke i cilësuar dy futbollistët kuqezinj, si ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në Azerbaixhan.
